Kosova

Raporti për largimin e masave ndaj Kosovës ka gjasa të shqyrtohet më 19 qershor


Ilustrim.

Raporti për largimin e masave ndaj Kosovës, ka gjasa që të shtyhet për javën e ardhshme, ndonëse më 11 qershor ishte planifikuar që vendeve anëtare të Bashkimit Evropian t’u dorëzohet raporti i përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, rreth përmbushjes së kushteve nga ana e Kosovës për heqjen e masave.

Disa burime diplomatike në Bruksel për Radio Evropën e Lirë kanë thënë se tash pritet që paraqitja e raportit të bëhet më 19 qershor në takimin e Komitetit për Politikë dhe Siguri të BE-së.

Por, thuhet se mund të jetë edhe vetëm “tentativë”, pasi s’mund të ketë garanci se kjo do të ndodhë.

Më 8 janar, zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian që u ishin vendosur Kosovës gjatë muajit qershor të vitit të kaluar për mos përmbushjen e kërkesave të BE-së për de-përshkallëzimin e situatës në Veri, do largohen kur të vlerësohet se janë ndërmarrë hapat e duhur për shtensionimin e situatës në Veri.

Nga sanksionet të cilat ishin vendosur ndaj Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për shtensionimin e situatës në Veri, njëra ndër më të rëndat rezultonte që të jetë “shqyrtimi i propozimeve të paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF)”.

Kornizë kjo e cila përmban investime në fushën e transportit, energjisë, mjedisit, kapitalit njerëzorë dhe bujqësisë.

Përmes këtij procesi bashkohen përfituesit donatorët dhe huamarrësit.

Përveç masave, Kosovës i është anuluar pjesëmarrja edhe në stërvitjen ushtarake ‘Defender Europe 2023’ pas situatës së tensionuar në Veri të Kosovës, ku kryetarët e komunave hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë nën asistimin e Policisë së Kosovës.

Dekonstruktim – cilat projekte saktësisht i humbi Kosova me sanksionet nga BE

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore