Sport

Premtimi galaktik i Perez-it


Florentino Perez sot është zgjedhur president i Real Madrid-it për një mandat të katërt.

74-vjeçari u rikthye në klubin madrilen në verën e vitit 2009, e cila mbahet mend për verën më të madhe në histori për nënshkrimet e bëra.

Tetë ishin futbollistët që iu bashkuan Real Madrid-it atë verë.

Albiol, Granero, Alonso, Kaka, Cristiano, Benzema, Arbeloa dhe Granero.

Një merkato që kaloj çdo pritshmëri, një verë që ngriti Real Madrid-in në piedestal përsëri.

Pas zgjedhjes si president, Perez i premton tifozëve të Real Madrid-it diçka pak a shumë të njejtë.

Gazetari shumë i afërt me klubin, dhe miku i ngushtë i futbollistit, Josep Pedrerol, sot e ka konfirmuar këtë gjë.

Florentino Perez do të filloj epokën e re presidenciale me një verë të njejtë si ajo e 2009-ës, ka shkruar Pedrerol.

Ai do të bëj disa blerje “galaktike”, dhe Kylian Mbappe do të jetë 100% një ndër ta, e mbyll gazetari spanjoll.

Synimi i dytë më i madh për Florentino-n është fantazisti i Dortmund-it, Erling Haaland.

Mbetet vera për t’u parë se kush do të veshët me fanellën e bardhë, dhe kush do të largohet nga “Bernabeu”.

Një gjë është e sigurt, shumë emra të rinjë do të shohim te Real Madrid-i në sezonin 2021/22.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore