Kosova

Osmani udhëton për në Kanada


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media, duke shtuar se Osmani do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Hakifax.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada ku do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në kuadër të këtij udhëtimi presidentja pritet të ketë edhe takime me zyrtarë të lartë kanadez e përfaqësues të shteteve të tjera.

Takim i Presidentes Vjosa Osmani dhe ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Gjatë qëndrimit në Kanada, Presidentja Osmani do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera”.

Më 19 shtator, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte udhëtuar zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e shoqëruar nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore