

Jo Aleksandar Duginit dhe luftës hibride ruse!
1.
Protestues, klasë politike e zyrtarë policie, në Shqipni, besoj, e dijnë ma mirë se krejt të tjerët (miq që hezitojnë me marrë anë, e anmiq që eksportojnë manifeste të grupeve të majta radikale në Tiranë) se si duhet me e trajtu nânën Shqipni!
Sepse âsht shpia dhe votra e tyne e zjèrmit!
2.
Të gjithë “fëmijë të epokës” kanë shumë arsye me protestu kundër pushteteve, për qeverisje ma t’mirë, porse rebelimi i turmave që duen përmbysje e burgje për tjetrin, shpie në gjakderdhje e piromani, e shteti duhet me u ruejt nga flakët!
Sepse në to nxejnë duert anmiqtë e shqiptarëve!
Sëkëndejmi, ideologë neoleninista që qojnë në dekë shokët e radhëve të para, për me nxitë përdorimin e policisë, për me përligjë kauzat e tyne t’rrejshme!
Në anën tjetër, shteti e ka monopolin e dhunës legjitime: e në emën të mbrojtjes së shtetit, mbron pushtetin korruptiv.
Rebelimi i turmave vjen si pasojë e manipulimit:”U shit Shqipnia”!
Në turmë spari vjen deri te shkrimja e individualizmit, personi i shkrimë në turmë nuk njeh përgjegjësinë.
Individi mendon se âsht i fshehun dhe anonim, që ia heq frigën nga ndëshkimi ose gjykimi moral. Sdyti ndodh infektimi emocional. Në një turmë, ndjenjat dhe veprimet përhapen si smuja ngjitëse dhe streti, individi priret nga sugjestioni (nënshtrumi impulseve);
Turma funksionon në nivel primitiv dhe udhëhiqet nga e pavetëdijshmja.
“Po na vjedhin tokën”! – del e bret dikush, por kjo âsht parulla ma e rreme nepër shekuj, me të cilën joshen turmat.
Sipas veprës klasike të Gustave Le Bon, “Psikologjia e popujve dhe e turmave” (1895), turmat nuk udhëhiqen nga logjika, por nga imazhet e forta ikonike, sociale ose kombëtariste, emocionet primitive. Atëherë në skenë dalin dogmatë popullista që prijnë pa fije etike e shpesh fodull, për ta nuk ekziston ma vija ndamse, e majta kthehet në fashizmin (që njashtu qet kërkesa barazitare);
Liderë t’hupun në psikopatitë e tyne (shkolla neoenveriste e rudhun në kazermë) ua shqiptojnë turmave rreziqet, që random âsht nji tjetri imagjinar, konkurrent në hapsinën tonë.
“U shit Shqipnia”!?
Le Bon e sheh turmën me “trunin muskul”, ku të gjithë janë në nji hipnozë kolektive të primë për piromani e linç publik.
3.
Shqiptarëve u ka bâ hile e majta dhe i ka shpërfillë e djathta.
E majta i ka shtypë e çnjerzu gjysë shekulli – e majta që pashmangshëm shpie në diktaturë – (diktatura e proletariatit âsht shpikje e Marxistave por rusi Ilić Lenin e zbatoi në praksë), nga ku e morën nacionalësocialista e fashista; kurse shqiptarët kosovarë e majta, partia-shtet i ka rrehë
me hu, e i ka bullizu poashtu gjysë shekulli.
Ata thjesht janë persekutu nga stalinizmi, andej e knej.
Prandej lidhja me shtetin për shqiptarët âsht fatale: si tek ‘Shkaba’ e Kadaresë, duhet me e yshqy tuj i dhânë copa mëlqie e mushknishë – për me e majtë në kamë!
Nuk i ndoqi e burgoi Jugoallavia pse ishin ma djathtas e ma pak komunista shqiptarët, por pse thjesht ishin shqiptarë dhe nuk kishin shtet.
4.
E majta i redukton funksionet e shtetit në barazi klasore e gjinore, porse kosovarët u vranë jo pse ishin të pabarabartë, dhe gratë jo pse diskriminoheshin nga burrat, por pse ishin shqiptarë etnikë, prandej kjo e majtë âsht në thelb vrasëse shqiptarësh.
Shqiptarëve u vyen nji klasë kapitaliste, shtetarisht e ndërgjegjsueme dhe qytetnisht e edukueme, që e mân shtetin në kamë – e jo revolucionarë dogmatë që u vlon gjaku nga udhëzimet e Shokut Lenin.
Shteti shqiptar (edhe ky kosovar) nuk po msyhet me u rrekny nga lufta hibride ruse (& satelitët e saj) pse po âsht i pabarabartë në ndarjen e pasunisë kombëtare, apo pse s’âsht sa duhet i majtë, porse pse âsht ma ngat BE-së (dhe dihet NATO-s) jo veç teknikisht po edhe ma ngat vlerave Perëndimore!
Pra shqiptarët i dojnë antitrumpistë, antisemitë, islamistë politik e majtista radikalë, por jo me shtete të forta, kapitaliste e sa ma ngat Perëndimit!
Sëkëndejmi shqiptarët janë caqe të luftës hibride ruse, parësisht për rreshtimin e tyne gjeostrategjik dhe kjo âsht gjeopolitikë e paçtë!
5.
Kjo Shqipni nuk âsht kaq afër BE-së pse âsht e majtë (nominalisht) porse, pse po u bindet standardeve kapitaliste dhe sundimit të ligjit!?
Pse kaq ngat vlerave Perëndimore?, bâjnë seri anmiqtë e shqiptarëve m, e kjo afërsi me BE-në jo që i trèm anmiqt e tyne – po i plasë!
Shqiptarët nuk guxojnë me ra pre e filozofit zyrtar të Rusisë së Putinit, Aleksandar Duginin!?
Dreqi fle në detaje.
Kapitalizmin, Dugin e ndërlidh me katolicizmin, (tërthortë me hebraizmin!) ashiqarshëm me Perëndimin, prandej i do shqiptarët ortodoksë e sufi islamista, mundësisht leftistë fannolistë!?
Dugin kur u livdon Fan Nolin shqiptarëve, ata po i thirrë me u rebelu, jo me rrxu nji Qeveri por nji shtet!
E din Dugin se Noli ishte njeri i ditun por revolucionar dogmat që për nji dekadë u mbajt nën vëzhgim nga FBI në Boston.
Shqiptarët sëkëndejmi duhet me u thanë jo grupeve të majta radikale, (ngone Marco Rubion se sa herë âsht ngu ShBA-ja shqiptarëve u ka ra mirë);
Kur u thonë shqiptarëve “po u vjedhin tokën” duen me u thânë “po e vjedh hebreu” porse, ata e dijnë se e kanë shitur me lekë të majmë!?
Shqiptarët duhet me protestu për njimi arsy, por duhet me u ruejtë nga feministe pa kauzë; grupe të islamit politik e antitrumpistë eurocentrista!?
Duhet me u thanë jo grupeve antikapitaliste e antiglobaliste!
6.
Nji JO e shqiptarëve ndaj luftës hibride ruse që po e përdor dendun IA edhe me imazhe e profilet fake, e pshton Shqipninë.