Sport

Nga një Cristiano Ronaldo… “më fal”


Të gjithë bëjnë gabime në jetë, madje edhe ata që duken të pagabueshëm.

I tillë është edhe një ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo.

Me sa duket, largimi nga Real Madrid-i, për Cristiano Ronaldo-n, është gabimi më i madh në karrierën e tij futbollistike.

Te Juventus-i, ai nuk po arrin atë se çfarë synoi në fillim.

Faji, ose qëndron tek ai, ose tek ata që e rrethojnë, por kjo është një çështje që ekspertët duhet ta diskutojnë.

Nga raportimet e fundit, që vijnë direkt nga miku i ngushtë i Cristiano Ronaldo-s, Manu Sainz, portugezi me sa duket largimin nga Real Madrid-i e konsideron gabim.

Sipas Manu-së, Cristiano Ronaldo është i gatshëm “të bëjë gjithçka” vetëm për t’u kthyer në “Santiago Bernabeu”.

Tani, vendimi është në duart e Florentino Perez-it.

Çfarë nënkupton Manu me gjithçka?

Cristiano mund të largohet nga Juventus-i me parametra zero, paratë nuk janë problem. Portugezi është i gatshëm që të pranojë ulje page, vetëm për t’u kthyer në Madrid.

Sipas Sainz-it, kthimi i CR7-ës me fanellën mbretërore tanimë ka shumë gjasa të ndodhë.

Cili është qëndrimi i Real Madrid-it?

Real Madrid-i e konsideron Ronaldo-n si mundësi, por si mundësi të tretë, pas Haaland-it dhe Mbappe-s.

Planet e Real Madrid-it nuk kanë ndryshuar, ata mendojnë vetëm për Haaland-in dhe Mbappe-n.

Por, asnjëherë nuk përjashtohet rikthimi i mundshëm i Cristiano-s, që në Madrid ende konsiderohet një prej më të mirëve në botë.

Se cilën fanellë do të veshë portugezi vitin tjetër, mbetet për t’u parë në merkaton e verës…

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore