Misioni Unifil në Liban, komandanti italian: Skenarë të paparashikueshëm, planet e misionit përditësohen vazhdimisht

SHFLETO

Në njëvjetorin e rënies organizohet akademi përkujtimore për nder të heroit të Kosovës

Qeveria e Kosovës do të organizojë të martën e 24 shtatorit aktivitete në nderim të Afrim Bunjakut në njëvjetorin e rënies heroike.
SHFLETO

Afrim Bunjaku

Armat Matoshi
23.09.2024 22:03
Loading Icons...

Për nder të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili është vrarë nga paramilitarë serbë më 24 shtator 2023 nga një grup i armatosur serb, janë planifikuar një seri aktivitetesh për shënimin e njëvjetorit të rënies heroike të policit kosovar.

Qeveria e Kosovës do të organizojë aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së rreshterit policor, i cili është vrarë nga paramilitarë serbë në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, aktivitetet do të nisin në orën 09:00 me një vizitë në familjen Bunjaku. Pastaj do të organizohen homazhe te varri i heroit në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë. Pjesa kryesore do të mbahet në orën 15:00, kur do të zhvillohet një akademi përkujtimore në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë.

Rreshteri Bunjaku, tashmë i dekoruar me urdhrin më të lartë ‘Hero i Kosovës’ nga presidentja e vendit, u vra në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit në hyrje të fshatit Banjskë që banohet kryesisht me serbë etnikë nga një grup i organizuar terrorist.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për inkursionin paramilitar në Banjskë, duke i ngarkuar shumicën e pjesëmarrësve për kryerje të terrorizmit dhe veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.