Film

Nëse doni të dini më shumë për 11 shtatorin, këta janë titujt e duhur


Ngjarja tronditëse e sulmit terrorist në kullat binjake të World Trade Center, në New York, më 11 shtator 2021, ka lënë gjurmë të mëdha në shoqërinë botërore.

Mbi të, është shkruar shumë. Filma janë realizuar, seriale, së fundmi edhe podcaste.

Mes përjetimesh e konspiracionesh, këto janë titujt më të mirë, për më mësuar më shumë mbi 11 shtatorin.

The Forever War – Dexter Filkins

Ky libër ka hyrë në kategorinë “bestseller”, pasi përshkruar luftën e amerikanëve në Kabul. Një luftë, të cilës tashmë i ka ardhur fundi, por në kohën që libri është shkruar, ajo dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë.

Në sytë e Filksins, një korrespondenti të të përditshmes amerikane “New York Times”, jepet një tablo që prej fillimviteve 90’, kur talebanët erdhën në pushtet, e deri në pasojat e mëtejshme të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Lufta e amerikanëve në Afganistan, zë peshën më të madhe të librit. Ndërsa autori Filkins, është i vetmi, i cili i ka përjetuar personalisht të gjitha ngjarjet në binomin SHBA-Afganistan.

The Dark Side – Jane Mayer

Ky libër është një shpërfaqje dramatike e vendimeve të ndërmarra nga SHBA-të, në raport me situatën në Afganistan. Me një narrativë tërheqëse, Mayer tregon impaktin e çdo detaji të ngjarjeve. Këtu, përfshihen edhe vendimet diplomatike të marra nga amerikanët.

Reign of Terror – Spencer Ackerman

Ackerman, si një gazetar mbi sigurinë kombëtare, ka pasur në dorë informacione të shumta mbi ngjarjet në Amerikë. Më konkretisht, ai ka bërë një përmbledhje të 20 vjetëve në Afganistan, duke sjellë narrativen e tij për ngjarjen.

I bazuar veçanërisht në epokën Trump, Ackerman ndiçon lexuesit me një analizim të thellë të politikave që SHBA-të ndoqën, nën një drejtim autoritativ.

Long Shadow – Goat Rodeo & Long Lead

Shumë amerikanë i panë sulmet terroriste të 11 shtatorit 2021. Me sytë e tyre, ata përjetuan tmerrin e ngjarjeve.

Një podcast me rrëfime drithëruese të dëshmitarëve dhe me informacione të dhëna nga gazetari Garret Graff, Long Shadow analizon pyetjet e shtruara në dy dekada pas 11 shtatorit.

Një histori e 11 shtatorit, por ndryshe.

The senate intelligence committee report on torture

Një dokument publik me mbi 200 faqe, i kthyer në gjithçka të imagjinueshme: Libër, film, podcast. Hetimi i CIA-s me kërkesë të Senatit amerikan, është bërë pikë kyçe e rrëfimit të kësaj sipërmarrjeje.

Dokumenti u bë publik në dhjetor të vitit 2009 dhe prej atëherë ka qenë gjithmonë pikë referimi për hulumtimet mbi ngjarjet e 11 shtatorit.

No good men among the living

Një libër virtual, tregon gjithë ngjarjet e luftës amerikane në Afganistan. Nga dita zero, deri në vazhdim. I ndarë në pesë pjesë, ai shfaq dinamikat historike të ngjarjeve pas 11 shtatorit e më pas.

Me një përshkrim të gjerë të rajonit të Afganistanit, vesi dhe virtyti, përmblidhen në një.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore