Zgjedhjet në Shqipëri

Meta, Kryemadhi dhe Kurti votuan në të njëjtën qendër votimi


Njësia 5, Tiranë: Ilir Meta, Albin Kurti, Monika Kryemadhi

Njësia numër pesë në Tiranë, në Qendrën e Votimit “Kopshti 31”, Rr. Pjetër Bogdani, ka pritur për të votuar tre udhëheqës politikë.

Vetëm një minutë pas hapjes së kutive të votimit, e para përballë tyre ishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi.

Menjëherë pasi përfundoi votimin, votën e tij në zgjedhjet e 25 prillit e dha edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Gjatë votimit, presidenti bëri thirrje: “Për Kushtetutën, për Republikën, për Shqipërinë në Evropë, për demokracinë!”.

Pas Metës, në të njëjtën qendër votimi ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kjo ishte hera e parë që Kurti votonte në zgjedhjet e Shqipërisë.

Pas votimit, Kurti për mediat u shpreh: “Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj qytetarët që të respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve. Dita është e bukur, me diell, e diel dhe do të jetë deri në mbrëmje”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore