Film

“Loki” do të rikthehet në sezonën e dytë në “Disney Plus”


Loki (2021)

Gjiganti kinematografik “Marvel” bën të ditur në fund të sezonës së parë të serisë “Loki” se ai do të rikthehet edhe për një sezonë të dytë.

Në sekuencën e minutës 42 e 48 sekonda, shënohet ky lajmërim i shumëpritur “Loki do të rikthehet në sezonën e dytë“.

Detaje të tjera nuk janë shpalosur nga “Marvel Cinematic Universe” në “Disney Plus”.

Seri të tjera në “Disney Plus” përfshijnë edhe “What If…?” që është lajmëruar për në gusht, si dhe “Hawkeye” e cila pritet të del në fund të vitit.

“Loki”, seria televizive amerikane e krijuar nga Michael Waldron për platformën “Disney Plus” është produkt kinematik i bazuar në “Marvel Comics”, që i jep jetë filmike personazheve të njëjta të “Marvel”, dhe pason prej ngjarjeve të “Avengers: Endgame” (2019).

Rolin e Lokit e ka Tom Hiddleston, si njeriu që i ka dhënë frymë personazhit më intrigues dhe më të dashur të komikëve të “Marvel”-it.

Premiera e “Loki”-t ka nisur që nga 9 qershori, dhe sezoni i parë u mbyll më 14 qershor.

Sezoni i parë ka marrë vlerësime të larta nga kritikët e filmit, si për performancën ashtu edhe për vizualin.

Tashmë sezoni i dytë vetëm se është lajmëruar dhe është në zhvillim e sipër.

Universi Kinematografik “Marvel”, po ashtu edhe zyrtarisht ka hyrë në “Multivers” me seritë e animuara “What If…?”, seri këto që në mënyrë rrënjësore krijojnë një imazh krejtësisht të ri të Marvel-it me një pafundësi mundësish.

Po ashtu në këto serit të animuara do të jetë Chris Hemsworth i cili do të luaj Thor-in, Tom Hiddleston do të luaj Loki-n, Mark Ruffalo po ashtu Hulkun e Çmendur.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore