Boterori 2022

🔴LIVE: Brazil – Zvicër


Përfundon ndeshja.


83′ GOOOOOL! Shënon Brazili.

Casemiro shënon një supergol, pasi mori një asistim perfekt nga Rodrygo.


73′ Zëvendësim i dyfishtë te Brazili. Futen në lojë Gabriel Jesus dhe Antony. Largohen nga loja Richarlison dhe Raphinha.


65′ Anulohet goli.

Richarlison ishte në pozitë jashtë loje në momentin e aksionit.


64′ GOOOOOOL! Brazili kalon në epërsi.

Vinicius Junior shënon për Brazilin, i asistuar nga Casemiro.


58′ Zëvendësimi i dyfishtë te Zvicra. Hyjnë në lojë Edimilson Fernandes dhe Renato Steffen. Nga loja dalin Fabian Rieder dhe Ruben Vargas.


58′ Zëvendësim te Brazili, futet në lojë Bruno Guimaraes në vend të Fred.


53’ Rasti mirë për Zvicrën. Xhaka bën një harkim shumë të mirë për Widmer, por ky i fundit ngatërrohet në zonën e brazilianëve.


52’ Karton i verdhë edhe për Brazilin. Ndëshkohet Fred pasi I ndërhyri nga mbrapa futbollistit të Zvicrës, Djibril Sow.


50′ Kartoni i parë i verdhë në ndeshje. Fabian Rieder i Zvicrës ndëshkohet pasi një ndërhyrje të ashpër në Rorygo-n.


Pjesa më e madhe e lojës gjatë pjesës së parë u zhvillua në mesfushë.


Fillon pjesa e dytë.

Brazili bën një zëvendësim. Hyn në lojë Rodrygo i Real Madrid-it, nga loja del Lucas Paqueta.


Përfundon pa gola pjesa e parë. Rastin më të mirë për të shënuar e kishte Brazili, megjithatë portieri zviceran ia mohoj golin.

Në anën tjetër edhe Zvicra tregoi lojë të mirë, duke i rezistuar brazilianëve.


40′ Mundësi e mirë për Zvicrën. Ruben Vargas bën një depërtim të mirë në zonën e Brazilit, megjithatë portieri arrin t’ia kap topin.


35′ Mbrojtësi zviceran, Silvan Widmer, kërkon nga gjyqtari një goditje dënimi, e cila nuk u akordua.


27′ Rast i artë për Brazilin. Raphinha harkon për mrekulli dhe gjen Vinicius-in, por goditjen e tij nga afër e ndali portieri zviceran Yan Sommer. Goditje nga këndi për Brazilin.



15’ Kalojnë 15 minuta lojë dhe rezultati mbetet i pandryshuar. Deri më tani nuk ka pasur asnjë rast serioz nga dyja skuadrat.


Nëse kjo ndeshje përfundon në barazim, të dyja skuadrat mund t’i humbasin ndeshjet e ardhshme ndaj Kamerunit dhe Serbisë, por vetëm me një gol dallim dhe të kalojnë tutje.


Aktualisht Brazili mban vendin e parë në ranglistën botërore të FIFA-s, ndërsa Zvicra është në vendin e 15-të.


Fillon ndeshja.


Granit Xhakës i duhen edhe tetë ndeshje me Zvicrën, për tu bërë futbollisti me më së shumti paraqitje në kombëtaren helvetike.


Shaqirit i nevojiten edhe tre gola për ta barazuar golashënuesin më të mirë në kombëtaren e Zvicrës, Jacques Fatton.

Ky i fundit ka 28 rrjeta të realizuara, ndërsa Xherdani së bashku me Severovic-in kanë nga 25.


Shaqirit i nevojiten edhe tre gola për ta barazuar golashënuesin më të mirë në kombëtaren e Zvicrës, Jacques Fatton.

Ky i fundit ka 28 rrjeta të realizuara, ndërsa Xherdani së bashku me Severovic-in kanë nga 25.


Video e prezantimit të futbollistëve të Zvicrës. Starton me Shaqirin dhe Xhakën.


Brazil – Zvicër është dueli i dytë i fazës së dytë të grupeve në Kupën e Botës.

Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin “Stadium 974”.

Dyja skuadrat kanë pikët e plota në ndeshjet e para, pasi mposhtën Zvicra Kamerunin me rezultat 1:0, ndërsa Brazili triumfoi ndaj Serbisë me shifrat 2:0, por brazilianët qëndrojnë në vendin e parë për shkak të goldallimit më të mirë.

Interesant është fakti se Xherdan Shaqiri nuk është pjesë e formacionit startues te skuadra e Zvicrës, ndërkohë që Granit Xhaka pa dyshim që është një lider dhe kapiten i zviceranëve.

Përveç Shaqirit, në bankën rezervë është edhe futbollisti tjetër me prejardhje nga Kosova, Ardon Jashari.

Në anën tjetër, për brazilianët mungon ylli i tyre, Neymar.

Formacionet zyrtare:

Brazil: Alisson, Militao, T. Silva, Marquinhos, Sandro, Fred, Casemiro, Paqueta, Raphinha, Vinicius Jr, Richarlison.

Zvicër: Sommer, Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Rieder, Soë, Vargas, Embolo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore