Kosova

Lëndohen gjashtë persona, aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë


Ilustrim.

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të enjten rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë”.

Policia e Kosovës.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Në aksident janë  përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Edhe, të mërkurën e 27 prillit, ka ndodhur aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë nga i cili kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore