Boterori 2022

Katër ndeshje interesante do të zhvillohen në ditën e pestë të Botërorit


Sot (e enjte) do të zhvillohet dita e pestë e Kupës së Botës, apo dita e fundit e fazës së parë të grupeve.

Në program janë për t’u zhvilluar katër ndeshje të Grupit G dhe H.

Dita fillon me Zvicrën, ku Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të përballen me Kamerunin, në ndeshjen e parë të tyre në Katar.

Përballja tjetër e këtij grupi do të jetë në ora 20:00, ku do të ballafaqohen Brazili me Serbinë.

Ndërkohë, në ora 14:00 Uruguai do të përballet me Korenë e Jugut.

Ndërsa përballja tjetër e këtij Grupit H do të jetë mes Portugalisë dhe Ganës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore