Sport

Jeddah – ju prezantojmë pistën më të shpejtë rrugore në botë


U inaugurua sot pista më e re e Formula 1, ajo e Jeddah në Arabinë Saudite.

Pista do jetë e dyta më e shpejta në botë, pas Monza-s, kurse më e shpejta në botë, nga pistat rrugore.

Është pista e dytë më e gjatë në kalendarin e F1, pas asaj të SPA-Francorchamps, në Belgjikë.

6.175km, kurse SPA është e gjatë 7.004km.

Do jetë pista më e gjatë rrugore, para asaj të Baku-s, me 172 metra më shumë.

Më shumë kthesa se çdo pistë tjetër, me plot 27. E dyta është Singapore-i, me 23.

Ka potencial që të ketë tre pjesë ku përdoret zona DRS, për shkak të pjesëve të gjata të drejta.

Do jetë gara e fundit në kalendar, ku do zhvillohet më 5 dhjetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore