Lajme

Japoni, dhuratat e veçanta për të afërmit në kohë pandemie


Prindërit në Japoni kanë nisur të dërgojnë thasë të mbushura me oriz dhe fotografi përmbi, me të njëjtën peshë të foshnjave të tyre të porsalindura, familjarëve të tyre që s’mund t’i vizitojnë për shkak të pandemisë.

Këta thasë janë të dizajnëve të ndryshme, disa në forma të bebeve të mbështjella me batanije dhe me fotografi të fytyrave mbi ta, në mënyrë që familjarëve t’u jepet ndjesia se po përqafojnë të sapoardhurit në jetë të tyre.

Sasia e orizit brenda përshtatet me peshën e foshnjave.

“Këtë ide për herë të parë e kam pasur kur isha 14 vjeçe dhe kisha lindur djalin. Në atë kohë fillova të mendoja: si t’ia bëj për familjarët e mi që s’mund të vijnë ta shohin sepse jetojnë shumë larg?” kujton Naruo Ono, pronarja e dyqanit Kome no Zoto Yoshimiya.

Më tej, ajo shpjegon sesi “nisëm të bëjmë thasë me oriz në të njëjtën peshë të njëjtë dhe me formë bebesh. Kjo që të mund t’i përqafonin dhe të ndjenin ëmbëlsinë”.

Gjithashtu Ono bën edhe këso produktesh për raste dasmash.

 

“Në raste dasmash, nusja dhe burri mund t’ua dhurojnë prindërve këto çanta me fotografi të tyre kur kanë qenë foshnje, si formë vlerësimi që i kanë lindur”, thotë Ono.

Ndërsa këto thasë orizi për raste martesash janë bërë edhe më të famshme se sa ato të lindjeve.

“Gjatë pandemisë, kërkesa për ta është rritur shumë, pasi njerëzit s’kanë mundur të shkojnë në dasma”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore