Kosova

Hetemi befason Zeqirin, viziton Komunën e Zubin Potokut pa paralajmërim


Lulzim Hetemi dhe Izmir Zeqiri

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, përmes një postimi në platformën sociale, Facebook, ka njoftuar se të mërkurën ka takuar në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Takimi, sipas Zeqirit, ka qenë i befasishëm meqë Hetemi nuk e ka lajmëruar paraprakisht atë për një vizitë në Komunë.

“Sot pata kënaqësinë ta kemi në vizitë Kryetarin e Leposaviqit z.Lulzim Hetemin. Ishte një befasi e këndshme e paparalajmëruar”.

Zeqiri, ndër të tjera, ka njoftuar se të mërkurën ka pritur në takim edhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç.

Pas takimit, Zeqiri e Rashiç kanë takuar edhe banorët e kësaj komune.

Ndryshe Hetemi, javë më parë kishte takuar edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Hetemi, i cili në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit kishte fituar 100 vota, prej 29 majit është ngujuar brenda objektit të komunës së Leposaviqit.

Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga Kosova të punojë në organizimin e shpejtë të zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – ndërsa Atiq dhe Hetemi, anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kanë theksuar se janë gati të largohen nga zyrat komunale vetëm nëse shpallen zgjedhjet e reja.

Hetemi del pak nga hapësirat e komunës, viziton Atiqin në Mitrovicën e Veriut

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore