Sport

Florentino Perez, presidenti “i ri” i Real-it


E hëna është dita e fundit kur duhet të zyrtarizohen kandidatët për president të Real Madrid-it.

Por, me sa duket, nevojë për zgjedhje nuk do të ketë në kampin madrilen.

Vicente Boluda dhe Enrique Riquelme nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, duke e lënë Florentino Perez-in si kandidatin e vetëm, raporton El Confidencial.

Në këtë mënyrë, të hënën, Florentino Perez do të zgjedhet presidenti “i ri” i Real Madrid-it.

Pa asnjë kundër kandidat, Perez do të marrë mandatin e katërt që kur u kthye në klub në vitin 2009.

Gjatë kohës së tij në Madrid, edhe para vitit 2009, edhe nga 2009-a e tutje, Perez ka sjellë shumë emra gjigant në “Santiago Bernabeu”.

Premtimi i presidentit për këtë verë janë dy futbollistët më të kërkuar në botë, Kylian Mbappe.

Pas disa viteve ku Perez vendosi të bëj “pazar” me të rinjë si Vinicius, Rodrygo, Kubo, Reinier, Militao e të tjerë, ai po kthehet te sistemi i “galaktikëve”.

Transferimi i vetëm njërit nga të dy, do ta kthente Real Madrid-in përsëri një forcë botërore.

Kutitë e votimit në “Bernabeu” me shumë mundësi nuk do të hapen deri në vitin 2025, pos ndonjë rasti të papritur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore