Sport

Florentino Perez përsëri president i Real Madrid-it


Është zgjedhur zyrtarisht presidenti “i ri” i Real Madrid-it deri në vitin 2025, dhe ai është përsëri Florentino Perez.

Ora 23:59 e 12 prillit ishte mundësia e fundit për të shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale.

As Enrique Riquelme e as Vicente Boluda nuk u inkuadruan në garë, duke lënë të vetëm presidentin e Real-it, Florentino Perez.

Në këtë mënyrë, Florentino Perez fiton edhe mandatin e katërt që nga rikthimi në klubin mbretëror në vitin 2009.

74-vjeçari me shumë mundësi po kalon katër vjeçarin e fundit në drejtim të klubit madrilen.

Florentino ka tre synime kryesore:

-Stabilitet ekonomik pas pandemisë.

-Përfundimi i “Santiago Bernabeu-t” të ri.

-Nënshkrimi me Mbappe-n dhe Haaland-in.

Zgjidhja në mënyrë automatike e Perez-it president përsëri, i ka kursyer Real Madrid-it shumë miliona.

Perez ka premtuar që këtë verë do të kompletojë nënshkrimin me njërin nga Mbappe ose Haaland, por nësë është e mundur, do të provoj për të dy.

Spanjolli mendon që të kombinojë skuadrën e tanishme, që ende po prodhon rezultate mahnitëse, me emra të rinjë të njohur në botën e futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore