Foto lajm

Figurat shqiptare që u ndanë nga jeta në vitin 2020


Viti 2020 për Shqipërinë ishte viti i vështiresive dhe humbjeve. Ajo cfarë konsiderohet si humbjet e madhe e vendit tonë, është largimi nga jeta e figurave të shquara.

Disa Nga Covid-19, disa jo, këto emra të shquar lanë pas dhimbjen dhe mungesën e tyre të madhe.

Legjenda e muzikës shqiptare u nda nga jeta më 7 shkurt, në moshën 86-vjeçare.  Pagarusha u lind më 7 maj të vitit 1933, në Pagarushë, një fshat në afërsi të Malishevës, Kosovë.

Karrierën muzikore 40 vjecare ajo e shenjoi me mjaft arritje dhe duartrokitje. Ajo interpretoi këngë si “Baresha”, “E dehun”, që konsiderohen kryevepra të muzikës shqiptare. Pagarusha e mbylli  karrierën në vitin 1984.

Kompozitori Avni Mula u nda nga jeta në muajin tetor të këtij viti, në moshën 92-vjeçare.

Baritoni dhe kompozitori i njohur Avni Mula, është vlerësuar dhe nderuar për krijimtarinë që ka sjellë jo vetëm në skenën operistike, por dhe në atë të këngës në festivale të ndryshme.

Ai është kompozitor i këngëve të famshme si “Nënë moj do pres gërshetin”, “Këngët e atdheut tim” dhe “Valsi i lumturisë”.

Ikonë e kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në janar, në moshën 59-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme pulmonare.

Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960.

Filmi i tij i parë ka qenë kur ai ishte akoma një student, ndërsa i fundit ishte filmi “Delegacioni”.

Roli më i njohur për publikun është ai i trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” krah të madhit, Robert Ndrenika.

Ferri ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër.

Rikard Ljarja, i lindur në Shkodër, e nisi karrierën në kinematografi që pas përfundimit të gjimnazit duke ndjekur fillimisht studimet në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu”.

Pas studimeve, punoi si aktor në teatrin “Migjeni” në Shkodër dhe më pas si aktor, regjisor dhe skenarist në disa nga filmat më të njohur të kohës. Disa nga filmat ku spikati me talentin e tij janë “Rrugë të bardha”, “Radiostacioni”.

Aktori i shquar u nda nga jeta më 20 prill, në moshën 77-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Piktori, arkitekti, shkrimtari dhe studiuesi Maks Velo, u nda nga jeta më 7 maj, në moshën 84-vjeçare.

I specializuar në arkitekturë, në 1960-ën, Velo mori pjesë në projektin e parë që u bë në Tiranë. Gjatë viteve 1978-1979 ai u arrestua nga regjimi i asaj kohe dhe u dënua me 10 vite burg, vite të cilat e frymëzuan për një pjesë të mirë të krijmtarisë së tij të mëvonshme.

Aktori dhe regjisori Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare më 8 nëntor, pas infektimit me Covid i cili i ndërlikoi gjendjen shëndetësore sepse vuante nga leuçemia.

Devole, i lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945, ishte një nga figurat më të njohura të humorit shqiptar në vitet ’80 dhe ’90.