Sport

Elbasan Rashani hero i Clermont përballë Lyon-t, shënon dy herë


Lyon dhe Clermont u përballën në ndeshjen hapëse të ditës së dielë në ligën franceze.

Dy skuadrat vinin në këtë ndeshje befasisht në pozita krejt ndryshe nga çfarë ishte pritur nga dy ndeshjet e para.

Lyon-i kishte vetëm një pikë nga gjashtë të mundshme, kurse Clermont gjashtë nga gjashtë.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Lyon-in, që shënoi katër herë, tre në portën e Clermont e njëherë në të tyrën.

Dembele shënoi dy herë, një herë nga penalltia e një herë nga loja e rregulltë.

Paqueta e shënoi të treti e Diomande shënoi autogol.

Pjesa e dytë po shkonte shumë mirë për Lyon-in, derisa në lojë u fut Elbasan Rashani, sulmuesi i Kosovës.

Rashani ishte heroi absolut i kësaj ndeshje, duke shënuar dy herë për të barazuar rezultatin dhe për t’i mohuar fitoren e parë Lyon-it.

Fillimisht në minutën e 82-të, ai shënoi shumë bukur me një goditje mbi portjerin.

Kurse, në minutën e parë shtesë, pas një këndore, ai kërceu më së larti, duke shënuar me kokë për 3-3.

Rashani është shpallur edhe lojtari i ndeshjes pas 20 minutave heroike në “Groupama Stadium”.

Clermont mbetet befasisht e pamposhtur pas tre ndeshjesh, me 7 pikë.

Lyon-i thellohet në krizë, me vetëm dy pikë pas tre takimesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore