Zgjedhjet në Shqipëri

Daka: Shqipëria ka arritur nivelin e Kosovës për organizimin e zgjedhjeve


Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ka dhënë për Albanian Post një intervistë lidhur me vëzhgimin që ka kryer një grup nga KQZ-ja e Kosovës, në zgjedhjet në Shqipëri.

Sipas Dakës, procesi i votimit në Shqipëri ka arritur në nivelin e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës në shkurt të këtij viti.

‘E përgëzoj KQZ-së e Shqipërisë. Ka arritur që në një kohë shumë të shkurtër të implementojë të gjitha këto dhe të ketë sukses”.

Në vëmendje, ka qenë përdorimi i teknologjisë në dy aspekte. Së pari, ai i identifikimit biometrik elektronik dhe së dyti projekti pilot i votimit elektronik.

“I vëzhguam disa nga këto qendra dhe mund të them se ishte sukses i jashtëzakonshëm” tha Daka.

Një mundësi e hapur, është lënë nga kryetarja e KQZ-së në Kosovë, edhe për të implementuar teknologjinë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

“Do të provojmë së paku të bëjmë një projekt pilot”.

Në përmbyllje, Daka pohoi se pavarësisht se ajo është votuese në Tiranë, nuk e ka ushtruar të drejtën e saj të votës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore