Sport

Casemiro, i vetmi futbollist i paprekshëm për Real Madrid-in


Casemiro tashmë po zhvillon sezonin e tij të tetë me Real Madrid.

Braziliani debutoi në vitin sezonin 2012/13 nën drejtimin e Mourinho-s, kurse një nga nëntë sezonet, e kishte shpenzuar te Porto në huazim.

Për shumë vite tashmë, Casemiro është i përhershëm në 11-shen startuese të Real Madrid, duke qenë një shtyllë kryesore për madrilenët.

Këtë sezon, edhe pse nga pozita e mesfushorit defanziv, Casemiro është golashënuesi i dytë më i mirë për Real Madrid, pas Karim Benzema-s.

Braziliani ka qenë vendimtar në shumë ndeshje këtë sezon, duke shpëtuar raste të sigurta për gol dhe madje edhe duke shënuar gola që Real Madrid-it i fituan pikë të vlefshme.

Këtë verë, Real Madrid-i ka paralajmëruar ndryshim të madhë në skuadër, kuund të shohim edhe emra të mëdhenjë të Los Blancos, të mbyllin kapitullin e tyre në kryeqytetin spanjoll.

Ndryshe është Casemiro, i cili është i vetmi i paprekshëm për Real Madrid-in.

Sipas të përditshmes spanjolle, ABC, drejtuesit e Real Madrid i kanë bërë të ditur Casemiro-s që pozita e tij në klub është e sigurt.

Casemiro është për momentin kapiteni i pestë te Real Madrid, pas Ramos, Marcelo, Benzema dhe Varane.

Një ndryshim i madh në verë, siç raportojnë të përditshmet afër klubit madrilen, do mund ta ngrisin rëndësinë e Casemiro-s edhe më shumë, duke e bërë liderin e Santiago Bernabeu-t të ri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore