Zgjedhjet në Shqipëri

Basha: Rama i ka shërbyer vetes dhe oligarkëve


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit, Edi Rama, i cili u shpreh sot nga Korça se me taksën 9% oligarkët do të përfitojnë 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve”.

Kjo ka qenë deklarata e kryedemokratit Basha në llogarinë e tij në facebook me 30 janar.

Ai gjithashtu u shpreh se shqiptarët kanë humbur për 8 vjet, ndërsa Rama dhe miqtë e tij kanë fituar.

“Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore