Kosova

Arrestohen tre persona për plagosjen e dyfishtë në Prizren


Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala dhe policia e Kosovës gjatë konferencës për media.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka njoftuar se në pranga janë vënë tre persona të dyshuar për tentim-grabitjen në një argjendari në Prizren dhe plagosjen e dy personave, që janë babë e bir.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, dy janë arrestuar gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës, njëri është arrestuar mbrëmë. Për momentin është bërë parashtresë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Shala në konferencë për media.

Ai ka sqaruar më tej se gjatë ballafaqimit me grabitësit ka pas edhe shkrepje përmes armëve.

“Gjatë ballafaqimit me grabitësit ka pas edhe shkrepje me armë, por të njëjtit që kanë qenë të armatosur kanë arritur të largohen në drejtim të autostradës”, ka thënë ndër të tjera kryeprokurori.

Ilustrim: Policia e Kosovës gjatë arrestimit të një personi.

Ndërkaq, ka bërë të ditur se policia që nga ajo natë ka punuar që të siguroj prova nga vendi i ngjarjes.

“Policia nga ajo natë kanë siguruar provat materiale nga vendi i ngjarjes dhe ka bërë të gjitha përpjekjet maksimale për të bërë identifikimin e të dyshuarve, gjatë sigurimit të provave është bërë identifikimi i të dyshuarve”, u shpreh Shala.

Më 15 nëntor, një person ka mbetur i plagosur gjatë një tentim grabitje në një argjendari në qytetin e Prizrenit të hënën pasdite.

Rastin për Albanian Post e kishte konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore