Kosova

Tentim grabitje në Prizren, plagosen babë e bir


Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një tentim grabitje në një argjendari në qytetin e Prizrenit të hënën pasdite.

Rastin e ka konfirmuar për Albanian Post, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas tij, i lënduari është pronari i argjendarisë dhe djali i tij.

“Policia e Kosovës e ka pranuar informacionin rreth orës 17:01. Janë tre persona të dyshuar për tentim grabitje që e kanë lënduar një person”, tha Osmanollaj.

Drejtori i spitalit të përgjithshëm, Afrim Avdaj, ka thënë se gjendja e tyre është stabile.

“Sapo kontaktova me mjekët kujdestar të spitalit, janë pranuar dy të plagosur me armë zjarri, njëri i moshës  61 vjeçare, tjetri në moshën 28 vjeçare”, ka thënë Avdaj.

“Të dy janë me lëndime me armë zjarri, njëri është me lëndim në këmbë, kurse pacienti tjetër i është nënshtruar ekzaminimit në tomografi dhe do të trajtohet më tej”, nuk mund të konsiderohet që janë jashtë rrezikut për jetë, por gjendja e tyre është stabile”, ka shtuar Avdaj për emsionin Info Magazine në Klan Kosova.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore