Paris 2024

Paris 2024: Mundësi kuqezi, Abakarov kalon në tetë më të mirët


Zelimkhan Abakarov

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Zelimkhan Abakarov ka kaluar në tetë më të mirët në disiplinënë mundje e lirë 57 kilogramë.

Abakarov është shpresa më e madhe e Shqipërisë për një medalje të parë historike olimpike.

Zelimkhan mundi mundësin nga Guinea Bisau, Diamantino Iuna Fafe 7-6, duke u kthyer nga një disavantazh 1-6.

Kundërshtari ishte më superior në periudhën e parë, por në të dytën Abakarov bëri gjithçka dhe në përfundim arriti të kthente lojën në favorin e tij.

Në raundin tjetër, Abakarov do të ndeshet me mundësin nga India, Aman Aman.

Aman kaloi në çerekfinale pasi mundi 10-0 mundësin nga Maqedonia e Veriut, Vladimir Egorov.

 

Abakarov është i pari nga tre mundësit rus të natyralizuar në shqiptar që do të garojnë në Paris nën flamurin kuq e zi.

Më 9 gusht do të jetë radha a Chermien Valiev, i cili garon në mundje të lirë 74 kilogramë. Më 10 gusht, sportisti i fundit kuqezi në “Paris 2024”, Islam Dudaev do të ketë garën e tij në stilin e lirë 65 kilogramë.

Kujtojmë se Shqipëria dërgoi tetë sporistë në Lojërat Olimpike të Parisit, katër prej të cilëve të kualifikuar dhe katër me ftesë, por rezultatet deri më tani kanë qenë tepër zhgënjyese.

Luiza Gega dhe Franko Burraj në atletikë, Kaltra Meça dhe Grisi Koxhaku në not, si dhe Manjola Konini në qitje kanë garuar tashmë në “Paris 2024”.

Sporti shqiptar ka dështuar në gjenezë – shpresa e fundit, në duart e të ‘huajve’

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore