Tre sulme u parandaluan gjatë periudhës së Lojërave Olimpike këtë verë, në Paris, por edhe në Saint-Étienne.
Kështu njoftoi Olivier Christen, prokurori kombëtar i antiterrorizmit, në mikrofonin e France Info të mërkurën e 11 shtatorit.
Një sulm i parë u shmang “kundër objekteve të tipit bar, rreth stadiumit Geoffroy-Guichard në Saint-Étienne”, shpjegoi prokurori.
Ndërsa një grup tjetër kishte “sulme më tepër të planifikuara kundër institucioneve izraelite ose përfaqësuesve të Izraelit në Paris”.
Më në fund, një sulm i tretë ishte planifikuar nga dy persona nga Gironde.
Të gjithë personat që planifikonin këto sulme u arrestuan, “gjë që çoi në 5 aktakuza, duke përfshirë një të mitur”, shtoi Olivier Christen.
Gjatë intervistës, prokurori kombëtar i antiterrorizmit tregoi gjithashtu një rritje të bastisjeve parandaluese dhe arresteve në shtëpi përpara Lojërave, për të parandaluar kërcënimet.
“Ka pasur 936 kontrolle shtëpiake që u kryen në vitin 2024 në Francë. Kanë qenë 153 në 2023”, tha Olivier Christen, duke specifikuar se këto sulme mbeten kryesisht nën “kërcënim xhihadist”, që përfaqëson “80 për qind të procedurave të hapura nga prokuroria publike”.
Marrë dhe përshtatur nga “Le Figaro” për Albanian Post