Paris 2024

Medaljet olimpike të Kosovës udhëtojnë nga Parisi në Prekaz


Trajneri legjendar i xhudos në Kosovë, Driton Kuka ka shpërndarë në mediat sociale një postim teksa shihet duke vizituar varrin e komandantit të ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari.

“Mirëmëngjesi nga Prekazi heroik! Me përulje para dëshmorëve e martirëve të Kombit”, shkruan Kuka në mediat sociale.

Kuka ishte i shoqëruar, ndër të tjerë, nga dy xhudistet që morën medalje në Lojërat e “Parisit 2024”, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.

Krasniqi, medaliste e argjendtë, dhe Fazliu, medaliste e bronztë, sollën me vete në Prekaz edhe medaljet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore