Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka deklaruar se Faton Hajrizi për Kosovën është “kriminel”
“Për Kosovën, personi që ka ikur është person i dënuar për vepra penale, është kriminel dhe vendin e ka prapa grilave. Në sytë e Kosovës ai është kriminel dhe në narrativen kosovare krimineli e ka vendin në burg”.
Ai shtoi se një person si Hajrizi nuk mund të përfaqësoj Kosovën.
“Ai nuk përfaqëson Qeverinë e Kosovës, nuk ka pas as promovim, as sponsorizim siç për shembull ka pas Radoiçiç, as trajnim të ushtrisë në Kosovë siç kanë pas trupat e Radoiçiçit, as armatim të kompanive tona të armëve sepse nuk i kemi. Ky është dallimi mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në Kosovë trajtohet si kriminel, Radoiçiçi në Serbi trajtohet si hero i luftës”, deklaroi ai në emisionin “60 minuta” të KTV-së.
Megjithatë, ai shtoi se i kushtojnë zero rëndësi propagandës që po bën ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç, me rastin e Hajrizit i cili po dyshohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, e që për të po dyshohet se u vra të premten nga Policia e Serbisë.
“Ne i kushtojmë zero rëndësi propagandës së Daçiçit, vendet anëtare, vendet mike e kanë të qartë dhe e dinë shumë mirë se cila është narrativa që dëshiron ta krijoj Serbia”.
Ndër të tjera, Bislimi ka përmendur se Hajrizi ka pasur opsionin e ikjes drejt Shqipërisë e jo drejt një kufiri që sipas tij ruhet më mirë sesa kufijtë e Ukrainës me Rusinë.
“Ne me Shqipërinë kemi kalimin e integruar të kufirit që është kalim i lehtësuar i kufirit, kemi shumë zona ku kalimi bëhet i lehtë dhe nuk kemi asnjë bazë ushtarake. Në anën tjetër e kemi Serbinë, vend armik që i ka 48 baza dhe është kufiri të cilin Serbia e ruan më së miri nga të gjithë kufijtë e vet”.
“Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë ruhet më mirë sesa kufijtë e Ukrainës me Rusinë ose tjerë dhe tash cila është logjika që një person i cili po ikë nga burgu po kërkon dalje të sigurt nga Kosova e zgjedh kufirin më të rrezikshëm si më të sigurtin për të. Kjo tregon se Serbia e meriton atributin e një vendi të sigurt për kriminelë për arsye se e ka marrë emrin e një strehe të kriminelëve, por kjo është me rëndësi që duhet të diskutohet”, ka thënë ai.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka kërkuar nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi që të konfirmohet identiteti i personit të vrarë – pas raportimeve që personi që dyshohet se është vrarë nga Policia e Serbisë është Faton Hajrizi.
Ndërsa, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se është likuiduar personi që vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër të enjten në Loznicë – kufiri mes Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës – që dyshohet të jetë Faton Hajrizi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel