Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në krye të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), ka emëruar dy anëtarë të rinj.
“Në vend të doktor Naim Bardiqit, doktoresha Besa Balidemaj emërohet në krye të bordit të ShSKUK-së dhe nga spitalet e përgjithshme doktor Besim Demolli, që ka ardhur nga Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt, zëvendësohet nga Ismet Ramadani nga spitali i përgjithshëm në Gjilan”, është thënë nga Vitia gjatë mbledhjes.
Më 2 maj, kryesuesi i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Naim Bardiqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Më 3 maj të 2023-së, Bardiqi ishte emëruar në pozitën e kryesuesit të bordit të ShSKUK-së.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia më 26 prill të 2023-së në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës kishte emëruar bordin e ri të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), pas një muaji mungesë të këtij bordi.
Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i kishte skaduar mandati më datë 27 mars 2023.
Bordi i cili është emëruar më datën 27.03.2020, e të cilit i kishte skaduar mandati, ka qenë me këtë përbërje: Aida Rexhepi, Agreta Gecaj-Gashi, Vjollca Kodolli, Xhevat Jakupi, Enver Gashi dhe një përfaqësues i MSH-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel