Mbesa e Salë Jasharit, Sala Jasharit, që u ndihmoi ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prekaz, do të jetë pjesë e listës së kandidateve për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
“Ajo mban me krenari emrin e gjyshes së saj, heroinës Sala Jashari, nënës së dy gjeneralëve të shquar të luftës sonë çlirimtare, Sahit dhe Musa Jashari nga Prekazi i lavdisë tonë kombëtare. Me Salën si kandidate në listën tonë për deputetë, dhe të rinjë të tjerë që do të na bashkohen rrugës, PDK do të jetë më e pasur dhe më e fuqishme për zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas Krasniqit, rrugëtimi i saj drejt këtij vendimi është formësuar nga trashëgimia e familjes.
“Kam zgjedhur të ndërmarr këtë hap si veprën time të parë, të nxitur nga obligimi moral për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve tanë. Për të nderuar sakrificat e atyre që erdhën para meje. Partia Demokratike e Kosovës i mishëron këto parime – që si qëllim ka ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë ne”.
Më 24 maj, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u kishte dërguar letër kryeministrit, njëherit kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku e kishte theksuar nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Letra e Krasniqit vinte në një kohë kur kryeministri Kurti ishte duke u takuar me partitë politike parlamentare në vend, si me ato të opozitës – ndonëse një pjesë e tyre e kanë refuzuar – ashtu edhe ato që i ka në koalicionin qeverisës, për të diskutuar për zgjedhjet e reja.
Në këtë drejtim kishte qenë letra që Kurti u kishte bërë liderëve të opozitës, pra Krasniqit, Haradinajt dhe Abdixhikut, për një takim më 13 maj.
Mirëpo, kësaj ftese i ishte përgjigjur vetëm PDK-ja, për çka është kritikuar ashpër nga njohës të çështjeve politike në vend, por edhe nga kolegët e tyre në opozitë, të cilët e kishin parë këtë si një tregues për një bashkëpunim të mundshëm mes këtyre dy subjekteve politike në të ardhmen.
Pushteti dhe PDK-ja ishin pajtuar që të shkohet në zgjedhje të reja përmes shpërndarjes së kuvendit, ndërsa LDK dhe AAK kishin kërkuar që një gjë e tillë të bëhet përmes dorëheqjes së Kurtit, ose mocionit të mosbesimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel