Inteligjenca Artificiale (AI) ka aftësinë për të kryer tregti të paligjshme financiare dhe për ta mbuluar atë.
Në një demonstrim në samitin e sigurisë së AI-së në Mbretërinë e Bashkuar, një robot përdori informacion të brendshëm të sajuar për të bërë një blerje “të paligjshme” të aksioneve pa ia thënë firmës.
Kur u pyet nëse kishte përdorur tregtimin e brendshëm, e mohoi faktin.
Tregtimi i brendshëm i referohet skenarit kur informacioni konfidencial i kompanisë përdoret për të marrë vendime tregtare.
Firmat dhe individët lejohen të përdorin informacione të disponueshme publikisht vetëm kur blejnë ose shesin aksione.
Demonstrimi u mbajt nga anëtarë të Task Forcës Kufitare të AI-së së qeverisë, që hulumton rreziqet e mundshme.
Projekti u krye nga Apollo Research, një organizatë për sigurinë e AI-së që është partnere e task-forcës.
“Ky është një demonstrim i një modeli të vërtetë të AI-së që mashtron përdoruesit e tij, vetë, pa u udhëzuar ta bëjë këtë”, ka njoftuar Apollo Research.
“AI gjithnjë e më autonome dhe e aftë që mashtrojnë mbikëqyrësit njerëzorë mund të çojnë në humbjen e kontrollit njerëzor”, thuhet në raportin e tij.
Sakaq, testet janë bërë duke përdorur një model GPT-4 dhe janë kryer në një mjedis të simuluar, që do të thotë se nuk ka pasur asnjë efekt në financat e asnjë kompanie.
Megjithatë, GPT-4 është i disponueshëm publikisht.
E njëjta sjellje nga modeli ka ndodhur vazhdimisht në teste të përsëritura, sipas studiuesve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Polonia do të shpenzojë 2.3 miliardë euro për sigurinë e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit