Edi Rama mban fjalimin e fitores
Edi Rama mban fjalimin e fitores
PS pa rivalë edhe në Diasporë, pasi numërohet gjysma e zarfeve
Partia Socialiste duket se jo vetëm së brendshmi, por edhe jashtë kufijve, nuk ka rivalë në zgjedhjet e 11 majit.
Reflektimi i votës së Diasporës deri tani është ai i një fitoreje të thellë socialiste, ku të majtët kanë marrë me diçka më shumë se gjysmën e kutive të numëruara, 55 mijë e 533 vota, ekuivalent i 54.16% të totalit.
Shumë më mbrapa radhitet e dyta Partia Demokratike, e cila me votat e numëruara deri tani e sheh veten me 28.31% të votave.
Forcë e tretë në vend shfaqet Nisma Shqipëria Bëhet, e cila merr një copë të konsiderueshme të tortës, 8.38% të votave.
Partia Mundësia e Agron Shehajt merr 3.61% të votave dhe Lëvizja Bashkë, 2.63%.
Partia Socialdemokrate ka arritur po ashtu të mbledhë vota një Diasporë, duke parë një total prej 1.16%.
Më tej ndjekin partitë e tjera të vogla, të cilat nuk kanë shumë relevancë në votime.
Përtej fitores së madhe socialiste në Diasporë, duket se kjo votë ndryshim ka sjellë vetëm në qarkun e Vlorës, duke i ndihmuar të majtët të marrin një mandat shtesë në krahasim me votat e brendshme.
Nisma Shqipëria Bëhet pati po ashtu shpresa për rritje në mandate falë votës së Diasporës, por duke se do të jetë e pamundur, edhe pse një qark si Fier është ende në lojë me zarfet e mbetur për t’u numëruar.
Por, nga sa pasqyrohet, me luhatje të vogla, vota e Diasporës ka reflektuar votën e brendshme në Shqipëri, teksa ka penalizuar edhe më tej demokratët me performancën e dobët.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë të forcës së djathtë, e planifikuar të zhvillohet në orën 20:30 në selinë blu.
Takimi është në vazhdën e humbjes së thellë që demokratët përjetuan në zgjedhjet e 11 majit, ku nga rezultatet paraprake, ata arrijnë të sigurojnë vetëm 50 mandate në gjithë vendin, në një kohë kur Partia Socialiste arrin të marrë 83 të tillë.
Berisha ka shprehur pakënaqësinë për rezultatin, duke e cilësuar procesin si të manipuluar. Teksa ka paralajmëruar një protestë që do të mbahet më 16 maj, në shenjë kundërshtimi ndaj zhvillimeve zgjedhore.
Aktualisht 1 mandat i PS del me 9479 vota, ndërsa 1 mandat yni me 57 711 vota. Deri në fund, yni shkon me afro 70 000.
Ja kjo është “demokracia” për të cilën kemi luftuar ta ndryshojmë.