Elon Musk ka ndarë një video në profilin e tij në X, ku prezantohen aftësitë e reja të robotit Optimus të kompanisë Tesla.
Optimus tani është në gjendje të vetë-kalibrojë krahët dhe këmbët e tij. Kjo e lejon robotin të lokalizojë gjymtyrët e tij me saktësi, duke e bërë më efikas në detyrat e tij.
Rrjeti nervor i tij funksionon plotësisht bazuar vetëm në aftësinë e tij të perceptimit vizual.
— Elon Musk (@elonmusk) September 25, 2023
Megjithatë, videoja e Musk nuk ishte e vetmja gjë që u postua rreth robotit Optimus ditën e djeshme. Profili “Elon Musk Parody” ka postuar një fotografi të grupit të robotëve Optimus, me titullin “The gang”.
The gang pic.twitter.com/Aty7blK6nA
— Elon Musk (Parody) (@ElonMuskAOC) September 25, 2023
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog