Trendet në platformën sociale TikTok duket se nuk kanë fund. Kësisoj, ndër trendet me të popullarizuara së fundmi mbetet “Girl’s Math”, apo në përkthim në gjuhën shqipe “Matematika e Vajzave”.
Ky trend i ri duket si një “shërim” për vajzat dhe gratë që shpenzojnë shumë dhe më pas pendohen, transmeton AlbanianPost.
Trendi “Girl’s Math”, për herë të parë ishte çështje diskutimi në stacionin radiofonik të Zelandës së Re “FVHZM”, derisa sot është kthyer në një fenomen në të gjithë botën.
Sipas prezantuesve të radios “FVHZM” Fletch, Vaughan dhe Hayley, ky trend funksionon duke marrë çmimin e një veshjeje dhe më pas duke e pjesëtuar atë me numrin e herëve që është veshur.
Pra, i bie që nëse ti ke blerë një fustan të shtrenjtë dhe e ke përdorur disa herë, ti në fakt nuk ke shpenzuar por ke dalë me rezultat avantazh, madje.
Për shembull, nëna e Hayley, bleu një fustan mëndafshi nga një dyqan marke në Itali për 1 mijë euro, por kjo shifër sipas trendit në fjalë, nuk është asgjë kur u vihet në konsideratë, se i njëjti mund të vishej për dy dasma.
“Pra, në thelb është falas”, tha ajo.
Gjithashtu, fustanet janë me 50 për qind ulje, sepse ju duhet të vishni vetëm një veshje, në vend që të blini për shembull këmishë dhe pantallona.
Përpos kësaj ju nuk stresoheni duke kombinuar dy artikuj, kështu që po kurseni edhe stresin mendor.
Kujtojmë se dikur, animacioni, Marge Simpson dikur justifikonte blerjen e një kostumi “Chanel” mbi çmimin normal me idenë se kishte ndihmuar në ekonominë e vendit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si e ktheu inteligjenca artificiale një YouTuber-e ukrainase në ruse?
-
Mustafa Suleyman: AI do të na bëjë të pasur, por nëse i bëjmë gjërat siç duhet
-
OpenAI konsideron të lejojë përdoruesit të krijojnë pornografi të krijuar nga AI
-
TikTok ngre padi për të bllokuar ligjin amerikan që mund të ndalojë aplikacionin
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Kotorr: Plani i Rritjes do të sjellë rezultate në rajon
-
Arma sekrete e Putinit Cosmos-2553, fuqia bërthamore për të shkatërruar satelitët
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik