![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/09/19.09.2023-Shpallje.png)
Me nga 12 vjet burgim janë dënuar Iran Badalli dhe Arben Gashi për vrasjen e policit Sami Thaçi dhe plagosjen e tre policëve të tjerë në Zhur në vitin 2020.
“Në fillim të muajit janar 2020, në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të dytë të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit dhe pas një kontrolli të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 28 janar 2020, rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet, i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor Sami Thaçi”, thuhet në aktgjykim.
Po ashtu sipas aktgjykimit, policët tjerë të njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas aktgjykimit, Badalli dhe Gashi në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm me pasoja vdekjen e një personi dhe me pasoja lëndime të rënda të më shumë personave.
Ndërsa pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Paraprakisht, në vitin 2021, Gjykata kishte pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë në mes të akuzuarit dhe avokatëve të tyre dhe Prokurorisë Themelore në Prizren.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Borrell: Zotimet e Kosovës dhe Serbisë në dialog s’do të ndryshojnë, pavarësisht ardhjes së njerëzve të rinj në postet e BE-së
-
Historia e dhimbshme dhe e shkëlqyeshme e programerit të verbër të Kosovës
-
Vuçiç: Nga Kurti do të dëgjoj vetëm britma, s’pres asgjë nga takimi në Bruksel
-
Maqedonci ia konfirmon ministrit kroat vendosmërinë e Kosovës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike
Lajmet kryesore
-
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”
-
Nis hetimi administrativ për skandalin e mjekëve të Onkologjikut, bën me dije Koçiu
-
Historia e dhimbshme dhe e shkëlqyeshme e programerit të verbër të Kosovës
-
Vuçiç: Nga Kurti do të dëgjoj vetëm britma, s’pres asgjë nga takimi në Bruksel