Gjykata Speciale

Mbrojtja e Thaçit nis kundra-pyetjet për dëshmitarin e tetë


Gjykata Speciale.

Edhe të mërkurën në Dhomat e Specializuara në Hagë është duke vazhduar parashtrimi i kundra-pyetjeve për dëshmitarin e tetë nga ana e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në momentin që ka filluar seanca ka kaluar në seancë të mbyllur për publikun.

Ndërsa nga salla e gjyqit këtë seancë gjyqësore kundër tyre janë duke e përcjellur ish-presidenti Hashim Thaçi, ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ish deputeti, Rexhep Selimi.

Kurse ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është duke e përcjellur këtë seanca përmes video-lidhjes nga qendra e paraburgimit.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, bëri të ditur se Krasniqi ka dorëzuar edhe një dokument përmes të cilit heq dorë nga prania e tij në sallë, që do të thotë se as në seancën e së enjtes ai nuk do të jetë i pranishëm në gjykatore.

Dëshmitari i tetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin 04323 në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve dëshminë e tij e ka nisur ditën e hënë.

Në seancën e së martës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë nga Specialja është pranuar si provë dokumenti me listën e emrave të disa individëve që pretendohet se janë viktima në rastin e tyre.

Sipas trupit gjykues, i udhëhequr nga gjykatësi Charles Smith, ZPS-ja ka ofruar për pranim një dokument i cili përmban një listë emrash të individëve të identifikuar si “bashkëpunëtorë nga rajoni i Podujevës”.

Por, që pranimi i këtij dokumenti është kundërshtuar nga mbrojtja me arsyetimin se nuk ka themelësi.

Edhe seancat e kaluara në Gjykatën Speciale në Hagë kanë qenë të mbyllura për publikun.

Para kësaj seance, e fundit në Hagë ishte mbajtur ndaj Pjetër Shalës më 6 qershor, ku dëshmitari i shtatë kishte dhënë deklaratën e tij, por në seancë private.

Dëshmitari i tetë: Në zonën operative të Llapit kemi qenë pothuajse 200 ushtarë

Dëshmitari i tetë: Në zonën operative të Llapit kemi qenë pothuajse 200 ushtarë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore