Një ditë pas protestës së pestë me radhë dhe një ndër më të mëdhatë deri më tani në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”, shpjegoi pikëpamjen e tij për situatën socio-politike që aktualisht ekziston në Serbi.
Ajo që ua “vrau veshët” vëzhguesve në krejt mesazhin e Vuçiç-it mëngjesin e së dielës është se, përveç faktit që ai nuk komentoi kërkesat e dhjetëra mijëra njerëzve për dorhëheqje, presidenti serb i dërgoi publikut serb pothuajse të njëjtin mesazh sikurse Sllobodan Millosheviçi më shumë se njëzet vjet më parë.
“Dikush nga jashtë nuk po e shkatërron Serbinë për shkak të Vuçiçit, por po e shkatërron Vuçiçin për shkak të Serbisë”, ka thënë presidenti i Serbisë në një video-mesazh të publikuar në llogarinë e tij, ku predikonte “unitet” për shkak të “kohërave të vështira” në të cilat po kalon Serbia.
Pothuajse të njëjtat fjalë i kishte thënë edhe ish-presidenti fashist i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, para dorëheqjes nga presidenca jugosllave mes demonstratave të vitit 2000, i cili pastaj edhe u arrestua nga autoritetet federale nën dyshimin për korrupsion, shpërdorim të pushtetit dhe përvetësim.
“Ata nuk po sulmojnë Serbinë për shkak të Millosheviçit, por Millosheviçin për shkak të Serbisë”, pati deklaruar Millosheviç 23 vjet më parë, vetëm disa ditë para rënies së qeverisë së tij. Më vonë ai do të dilte para Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë.
Koha do të tregojë nëse është diçka simptomatike që Vuçiç (ish-ministër i informacionit) po e përdorë retorikën nacionaliste të Millosheviçit, të cilën ai e ushqeu pak para se të binte nga pushteti, por ngjashmëritë midis dy regjimeve nuk janë vështirë të dallueshme.
Ndryshe, mijëra njerëz janë mbledhur të shtunën në Beograd nën sloganin “Serbia kundër dhunës”. Protestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë dhe kufizimin e përmbajtjeve të dhunshme në media, pasi dy raste të vrasjeve masive e tronditën vendin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Kur u bëra meme ishte poshtëruese dhe lënduese – Dua Lipa shfaq çdo anë të saj pa dorashka për The Guardian
-
Ahmeti: Pushka pas lufte dhe fjala pas Kuvendit s’kanë vlerë, vendit i duhet stabilitet
Lajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste