Analiza e fundit nga Counterpoint Research tregon se Samsung po paguan 469 dollarë për variantin bazë të telefonit Galaxy S23 Ultra.
Kjo shumë kryesisht shkon për procesorin e Qualcomm, komponentët e lidhjes celularë dhe ekranin.
Sipas Counterpoint Research, për të prodhuar Galaxy S23 Ultra me 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme, si dhe lidhje 5G nën 6 GHz, Samsung po paguan 469 dollarë.
Në analizën e tyre, Counterpoint Research thekson se 35% e çmimit të prodhimit shkon për Snapdragon Gen 2 të Qualcomm, si dhe për komponentët e nevojshëm.
Në të kaluarën, çmimet e prodhimit të modeleve Ultra të Samsung nuk janë bërë publike. Sipas të dhënave më të vjetra të Counterpoint Research, modeli fillestar S21 Ultra kushtoi 533 dollarë, ndërsa Galaxy Note 20 Ultra kushtoi 550 dollarë. Të dyja variantet ishin konfiguruar me çipe Qualcomm, 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme.
Çmimi i rekomanduar me pakicë për versionin fillestar të Galaxy S23 Ultra është rreth 1,450 euro. Për versionin më të fuqishëm me 12 GB RAM dhe 512 GB memorie, është rreth 1,640 euro, ndërsa versioni më i fuqishëm me 1 TB hapësirë ruajtëse kushton rreth 1,880 euro.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
‘Numri 3’ i Ministrisë ruse së Mbrojtjes merret në pyetje
-
Protesta pro Gazës në Universitetin Columbia/ Trump: Sa mirë të shoh ndërhyrjen e policisë
-
Protestat pro Gazës në universitetet amerikane, në Arizona policia godet me plumba gome
-
Plagosja në Podujevë, tre persona po vazhdojnë të trajtohen në QKUK
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra