Personat e shpallur fajtorë për një aksident vdekjeprurës hekurudhor në Indinë lindore do të “dënohen rreptësisht”, ka thënë kryeministri i vendit Narendra Modi.
Të paktën 288 njerëz u vranë dhe më shumë se 800 të tjerë u plagosën në incidentin e së premtes në shtetin Odisha, ku përfshiheshin dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash.
Përpjekjet e shpëtimit kanë përfunduar, me zyrtarët që thonë se të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur janë nxjerrë.
Modi ka vizituar vendin e ngjarjes, duke e cilësuar incidentin si “të dhimbshëm”.
Ai takoi gjithashtu viktimat e fatkeqësisë në spital dhe u zotua se qeveria e tij nuk do të linte “asnjë gur pa lëvizur për trajtimin e të plagosurve”.
Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave në distriktin Balasore, i cili është përshkruar si aksidenti më i rëndë hekurudhor i Indisë në këtë shekull.
Një hetim i plotë është nisur, por një raport preliminar tregon se aksidenti ishte rezultat i dështimit të sinjalit, tha KS Anand, zyrtari kryesor për marrëdhënie me publikun në Hekurudhën Juglindore.
Rreth 2 mijë pasagjerë mendohet se kanë qenë në bordin e dy trenave të pasagjerëve të përfshirë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit