Asambleja e California-s miratoi një tekst që detyronte rrjetet kryesore sociale të paguajnë mediat e lajmeve në këmbim të përmbajtjes së shpërndarë në platformat e tyre.
Kjo, pavarësisht kërcënimit të Meta-s për t’i bërë krejtësisht pa këto artikuj, foto dhe video.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “AFP”.
I miratuar me një shumicë të madhe të enjten, projektligji, i paraqitur nga demokratët dhe republikanët e zgjedhur dhe që synon të mbështesë gazetarinë lokale, tani po shqyrtohet në Senatin e Shtetit.
I quajtur “Ligji i ruajtjes së gazetarisë në Kaliforni”, ai përcakton disa kritere që kufizojnë zbatimin e tij në një numër të vogël platformash të fuqishme, duke përfshirë Facebook dhe Instagram.
Ai parashikon një mekanizëm arbitrazhi i cili do të përcaktonte një përqindje të të ardhurave nga reklamat e krijuara nga rrjeti social për t’u paguar prodhuesve të përmbajtjeve gazetareske në internet.
Në vitin 2021, Facebook bllokoi shkurtimisht artikujt e lajmeve në faqen e tij në Australi pas miratimit të një ligji të ngjashëm, përpara se filialet e Meta dhe Google të binin dakord të bënin marrëveshje me botuesit e lajmeve dhe t’i paguanin ata.
Një tekst ekuivalent po shqyrtohet aktualisht nga Parlamenti Kanadez. Sërish Meta kërcënoi se do të hiqte të gjitha lidhjet me përmbajtjen gazetareske nëse ligji miratohej.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Von der Leyen vë bast gjithçka mbi Ursulën
-
ASK-ja: Komuniteti serb në jug po regjistrohet – për hezitimin e qytetarëve në Veri kemi zhvilluar takim me institucione ndërkombëtare
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku
Lajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj
-
Duke treguar përgjegjësi të guximshme për Evropën tonë
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku