Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një seancë të posaçme këtë të enjte, ku ka marrë pjesë Presidentja e Hungarisë Katalin Novak.
Ajo, në fjalën e saj përshëndetëse, ka shprehur mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sipas saj, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm, pasi ato kanë rol në ruajtjen e sigurisë edhe të BE-së.
Novak ka vijuar duke thënë se jo vetëm Shqipëria ka nevojë për BE-në, por edhe BE-ja për Shqipërinë.
Sakaq, ajo u ndal edhe te situata në Kosovë, për të cilën ka thënë se është e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje për të ulur tensionet mes palëve.
Për Novak është e rëndësishme që Ballkani të ketë stabilitet.
Kurse për luftën në Ukrainë, presidentja hungareze ka thënë se Rusia dhe Ukraina duhet të ulen në tavolinën e diskutimeve.
“Integrimi evropian do na çojë drejt paqes stabilitetit në të gjithë Evropën, paqja dhe siguria e Evropës varet nga Ballkani. Kemi nevojë sa më shpejt për integrimin. Prandaj mbështesim integrimin e Shqipërisë dhe i japim ndihmë”, ka theksuar ajo.
“Duam që ju, shqiptarët të iu përshëndesim si qytetar të BE-së. Jo vetëm ju keni nevojë për BE-në, por edhe ne dhe kombet e BE-së kanë nevojë për ju brenda BE-së”, ka shtuar Novak.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Publikohen rezultatet e para: “Fronti Evropian” në avantazh ndaj “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
“VLEN”: Jemi fitues absolut në kampin shqiptar