Sa herë që bëhet fjalë për rep kulturën në muzikën shqiptare, emri i tij nuk shpëton dot pa u lakuar – Unikkatil.
Rep artisti i famshëm që jeton përtej oqeanit, atje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ndjekësit e tij.
Unikkatil pritet të publikojë sot këngën e tij të re për publikun shqipfolës. Kështu ka bërë të ditur ai, përmes një storie të publikuar në Instagram, derisa nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth këtij projekti.
Krejt çka ikona e rep-it shqiptar ka zbuluar është se kjo këngë nuk do të jetë e fundit për këtë sezon veror dhe disa të tjera pritet të publikohen javëve në vijim.
Rikujtojmë se Unikkatil në repertuarin e tij numëron shumë hite të tilla si: “Kaj”, “Vetëbesim”, “Kanuni i Katilit”, por asnjëra nga to nuk janë të vizuelizuara me video klipe.
Koncerti i tij i mbajtur në vitin 2012 në stadiumin e Prishtinës, grumbulloj hiç më pak se 25 mijë të pranishëm. Përveç kësaj, ai u vlerësua edhe nga shkrimtari shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Ismail Kadare, si një “frymëzim për shqiptarët në mbarë botën”.
Unikkatil deri më tani ka publikuar pesë albume, teksa i fundit mbetet ai i vitit 2007, “Kanuni i Katilit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ed Sheeran thotë se “ka këngë të përfunduara”, por s’do t’i lançojë këtë vit
-
Post Malone dhe Morgan Wallen njoftojnë publikimin e këngës së përbashkët “I Had Some Help”
-
Këngëtarja përfaqësuese e Izraelit në “Eurovision 2024” urdhërohet të izolohet në dhomën e saj të hotelit
-
Olivia Rodrigo detyrohet t’i anulojë koncertet e planifikuara në Mançester
Lajmet kryesore
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
‘Shqipëria përkeqësim në lirinë e shtypit’, Rama: Qeveria e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Regresi i Kosovës me 19-të vende në lirinë e medias, Qeveria: S’ishte vit i lehtë, ndikoi Veriu