Deputetja e Partisë Demokratike (PD), Albana Vokshi, në një dalje publike për mediat ka bërë me dije se këtë të hënë të 29 majit ka dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Kjo sa i takon, kallëzimit penal të Vokshit për kryebashkiakun e Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari.
Vokshi tha se kishte ngritur kallëzim për Hajdarin, por edhe për biznesmenin Pëllumb Salillari.
Sipas saj, me prova (foto dhe video) këta dy individë kanë pasur lidhje korruptive – ku kryebashkiaku ka përdorur postin dhe lidhjen me Salillarin për ndikimin në zgjedhje.
“Dhashë të gjitha faktet, provat, fotot, videot dhe një pjesë do e dërgoj me shkresë zyrtare, në lidhje me këta dy shtetas që kanë përdorur postin e tyre, po flasin për kryetarin e bashkisë, por duke pasur një lidhje korruptive dhe klienteliste me biznesmenin Pëllumb Salillari, kanë përdorur paratë e buxhetit për përfitime elektorale”.
Ajo shtoi se opozita ka depozituar shumë kallëzime edhe për kryeministrin, Edi Ramën dhe ministrat, por SPAK-u nuk reagon.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla