Lojtari i Kosovës, Vedat Muriqi, me golin e tij ia ka siguruar fitoren ekipit të tij Mallorca, duke mposhtur kështu me rezultat minimal 1:0 ekipin e Valencias.
Goli i kosovarit ishte vendimtar për ekipin e tij në gjiron e 36-të në La Liga.
Muriqi shënoi gol në minutën e 64-të, pas një harkimi të mesfushorit korean Kang-In Lee në zonë, ku arriti ta gjejë sulmuesin kosovar i cili goditi fuqishëm topin me kokë për ta dërguar brenda rrjetës.
¡GOL! Muriqi marca el primer gol del partido para el Mallorca.#MallorcaValencia pic.twitter.com/8Pq8vVyddW
— Goles en España (@golesenesp) May 25, 2023
Ky gol për Muriqin është i 14-i në La Liga.
Momentalisht Muriqi është golashënuesi i pestë më i mirë në La Liga, me numër të barabartë të golave me sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, teksa numrin më të madh të golave e ka shënuar sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, me plotë 23.
Ekipi i sulmuesit kosovar gjendet në mesin e tabelës, saktësisht në vendin e 11-të, me plotë 47 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
‘Kuvendi shkeli ligjin për votën e Diasporës’, Alibeaj: Çështja duhet të shkojë në SPAK
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë