Pas betimit të kryetarit të ri të Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, Lista Serbe ka paralajmëruar se më datën 1 qershor do përgjigjen dhe do reagojmë me të gjitha mjetet.
“Nëse këto dhe veprime të ngjashme vazhdojnë, më 1 qershor do të vijë një përgjigje vendimtare nga populli serb. Ne do ta mbrojmë të drejtën e serbëve për të qëndruar dhe mbijetuar në vatrat e tyre me të gjitha mjetet”, tha nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç gjatë një konference për media.
Ai ka shtuar se “represioni i kryer nga regjimi i Albin Kurtit është diçka që ne nuk mund ta durojmë”.
“Afati i 1 qershorit është dhënë edhe një herë si hapësirë para së gjithash për Albin Kurtin dhe Prishtinën, por edhe për përfaqësuesit e QUINT-it”, shtoi ai.
“Ne jemi të vendosur për paqe, i kemi thirrur të gjithë për paqe. Vendimi për t’u larguar nga institucionet erdhi si reagim ndaj represionit. Nuk ishte vetëm Lista Serbe që i la ata, por të gjithë serbët që kanë punuar në institucionet e Kosovës. Lista Serbe do të jetë gjithmonë me popullin e saj, si partia më e fortë politike serbe në veri të Kosovës”, potencoi ai.
Simiç pohoi se zgjedhjet e fundit lokale për popullin serb dhe Listën Serbe janë të pavlefshme dhe jo legjitime.
“Nuk do t’u japim legjitimitet njerëzve që u zgjodhën me 100 vota”.
I pyetur për vendosjen e flamurit të Kosovës në ndërtesën e komunës në veri të Mitrovicës, Simiç tha se nuk e kishte parë atë.
“Nuk e kam parë, por nëse keni ardhur këtu mund të shijoni pamjen e qindra flamujve serbë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”