Lajme

Vitia kërkesë infermierëve: Ofrojuni shërbime cilësore qytetarëve


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u ka kërkuar infermierëve që të ofrojnë shërbime sa më cilësore për qytetarët.

Ai në Ditën Ndërkombëtare të tyre, infermierët i ka quajtur “boshti i sistemit shëndetësor”, për cka garantoi mbështetje të vazhdueshme.

“Ky manual është realizuar falë punës së ekspertëve, por mbi të gjitha me angazhimin e infermierëve, që janë boshti i sistemit tonë shëndetësor. Roli i infermierisë është i rëndeshim prandaj zhvillimi i vazhdueshëm dhe edukimi është i domosdoshëm”, deklaroi Vitia.

Ai tutje ka thënë se manueli duhet të përfshihet në dy nivelet kryesore të arsimimit.

“Manuali përveç zbatimit duhet të përshihet si literaturën në shkollat e mesme dhe fakultetet e studimeve shëndetësore. Do të hartojmë edhe dy manual të tjera. Shpreh mirënjohjen time për ata që punuan në këtë manual. Urime 12 Maji, ofroni shërbime sa ma cilësore për qytetarët tanë”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në rast se kërkesat për rritje të pagesës për ndërrimet e natës dhe pagesa për kujdestaritë për të shtunën e të dielën nuk merren parasysh infermierët e sektorit publik kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë.

Stafi mjekësor i Kosovës, vazhdimisht kishte paralajmëruar për protesta për shkak të pakënaqësive të tyre.

Madje në muajin tetor të 2022 ndaj tyre u kërkua që të zbatojnë disa urdhëresa të cilat nga Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë në QKUK konsideroheshin si diskriminuese për “infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë në QKUK”.

Disa nga këto rregulla ishin kontrollimi i punëtorëve shëndetësorë përmes pajisjeve teknologjike me pretendimet se deri tani është abuzuar me pauzat dhe oraret e punës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore