Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të hyrat dhe shpenzimet e Qeverisë së Kosovës për periudhën 2015-2022.
Në këtë raport, në të cilin janë grumbulluar të dhënat nga Ministria e Financave – Departamenti i Thesarit dhe Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, bëhet e ditur se për vitin 2022, Qeveria e Kosovës kishte arkëtuar 2 miliardë e 622.4 milion Euro.
Ky buxhet është grumbulluar kryesisht nga tatimet në produkte – 71%. Tatimet rrjedhëse në të ardhura 15%, aktivet dhe detyrimet financiare 4%, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave, thuhet në raportin e publikuar nga ASK.
Prej këtyre të hyrave, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar më shumë.
Për gjatë 12 muajve kalendarik të vitit 2022, Qeveria e Kosovës kishte shpenzuar 2 miliardë e 623.8 milion Euro.
1.4 milion euro më shumë sesa që arkëtoi.
Pjesën më e madhe e shpenzimeve të Buxhetit që ka bërë Qeveria, ka shkuar në kontribute sociale dhe përfitime – 25%.
Pastaj, kompensimi i punëtorëve 24%, subvencionet 15%, konsumi i ndërmjetëm 14%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë tjera të shpenzimeve, thuhet në publikimin e ASK-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’