Edicioni i 19-ë i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”, ka mbyllur siparin duke shpallur edhe fituesit, ku vendin e parë e ka zënë tenori me origjinë kineze, Chuan Wang.
Një emër i afirmuar në opera prej vitesh, Wang ka kryer konservatorin në Guangzhou të Kinës, ku mori edhe diplomën e parë në vitin 2012 dhe më pas, gjithë aktivitetin e tij e ka vijuar në Itali, duke ngjitur shkallët hap pas hapi, deri në “La Scala” të Milanos.
Vendin e dytë ndërkohë e zuri sopranoja shqiptare Suada Gjergji, e cila vijon kështu rrugën e re të suksesit në karrierën e saj, pas një suksesi të korrur më 6 mars në edicionin e 77-të të konkursit “Comunita Europea”, mes 100 të rinjve nga e gjithë Evropa.
Gjermanja Johanna Will ndërkaq, e kompletoi treshen e podiumit fitues të spektaklit.
Juria e përbërë nga 11 personalitete të artit shqiptar e ndërkombëtar, përfshi edhe drejtues të teatrove të njohur evropianë, ishin pjesë e vendimmarrjes, e cila çoi në rezultatin përfundimtar.
Përtej arieve klasike nga konkurrentët, publiku pati mundësi të sodisë edhe duete të artistëve të muzikës shqiptare, ku pjesë ishin emra si Aurela Gaçe, Juliana Pasha, Eneda Tarifa, apo Era Rusi.
Edicioni i 19-të i Festivalit “Marie Kraja” kështu, ul siparin e suksesshëm dhe tregon vijimësinë e një tradite madhore tashmë në jetën operistike shqiptare, ndërthurur me atë evropiane e botërore, pasi konkurrentët ishin nga çdo cep i globit, prej SHBA-ve, deri në Australi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Këshilltarët bashkiakë të opozitës propozojnë shtimin e tre pikave në rendin e ditës
-
KP urdhër KPA: Ndryshoni vendimin për Aflred Ballën, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Humza Yousaf do të japë dorëheqjen si ministër i parë i Skocisë që sot, sipas BBC
Lajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku