Halimi: Dy vjet qeverisje propaganduese – qytetarët do të ‘vetëmenaxhohen’ së shpejti, duke e shpëtuar veten e shtetin
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, e ka cilësuar qeverinë aktuale si “propaganduese”.
Ajo përmes një statusi në Facebook, ka theksuar se dy vjet më parë numrat u shndërruan në shpresë, “ndërsa sot shpresa është ikje e qytetarëve nga vendi, e pushteti vazhdon me avazin e vjetër, prodhimin e realiteteve paralele nga makineria e agitprop-it”.
“Qendra e ndryshimit të premtuar nuk ishte Kuvendi e as Qeveria e Republikës së Kosovës, por selia e partisë Vetëvendosje ku stisej prosperiteti që fyen realitetin. Të ngujuar në të kaluarën, do të mbetët partia e histerisë së historisë, që asnjë shenjë për të mirë nuk e lë askund, përpos retorikës boshe duke mbjellë urrejtje, përçarje e polarizim shoqëror”, shkroi Halimi.
“Gjithmonë nga perspektiva e së kaluarës, lëkunden gjithë themelin e vlerave të shtetësisë së Kosovës, duke u tallur e vetëkënaqur në emër të numrave të tyre abstrakt”.
Ajo ka shtuar se nga liria e mendimit dhe shprehjes së lirë, Qeveria aktuale “e shndërruan mendimin kritik në një tabelë qitjejeje për këdo që ia drejtoi gishtin për paaftësinë”.
“E me gjithë alarmin nga të gjithë sektorët, partia në pushtet nuk braktisi vetëm hallet e qytetarëve, por edhe vet identitetin mbi të cilën e ndërtoi veten tjetër, të idealeve të drejtësisë. Mashtrimi iu shpërfaq shpejt e premtimet i shkeli një nga një, kurse idealet i shndërroi në telenovelë fluskash”.
Për Halimin, Kosova, shoqërisht është më lartë se “spiralja e paaftësisë së partisë në pushtet dhe mësynë më shumë e më mirë”,
“Prandaj qytetarët do të ‘vetëmenaxhohen’ së shpejti, duke e shpëtuar veten e shtetin”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Protestat në kampusin amerikan: Grupet rivale të protestës në Gaza përleshen në UCLA
-
Diplomatët shpresojnë për një marrëveshje ndërsa Izraeli zbut qëndrimin
-
Anketa e IRI për Kosovën: SHBA-të aleati më i rëndësishëm, Serbia kërcënimi më i rrezikshëm
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE