Abazoviç takohet me Escobarin, përshëndet përpjekjet e ShBA-së e BE-së për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është takuar me dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku është diskutuar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas mediumit malazez Vijesti, ai i ka njoftuar përfaqësuesit e administratës amerikane në për veprimet e fundit të institucioneve malazeze në luftën kundër krimit.
“Ata u shprehën bashkërisht të kënaqur me faktin se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbajtur së fundmi në Mal të Zi u zhvillua në mënyrë civile, në përputhje me standardet demokratike, me mungesë të tensioneve sociale që karakterizonin ciklet e mëparshme zgjedhore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu gjatë takimit mes Abazoviç-it dhe Escobarit, është theksuar se Mali i Zi me rolin e tij pro-aktiv, kontribuon në mënyrë konstruktive në stabilizimin e kushteve rajonale dhe ruajtjen e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Në këtë kuptim, Abazoviç përshëndeti përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e arritur pas takimit të mbajtur në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim për media nga qeveria e Malit të Zi.
Me atë rast, Abazoviç theksoi se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë në arritjen e zgjidhjes.
“Gjë që do të hapte një rrugë të sigurt për të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Në takimin e mbajtur më 18 mars në Ohër, Serbia dhe Kosova ranë dakord për Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu, u ra dakord që këto dokumente të bëhen pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk nënshkruan asnjë dokument.
Pavarësisht kësaj, ndërmjetësit evropianë presin që palët të zbatojnë gjithçka për të cilën liderët janë marr vesh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE